Mohammed Ali al-Houthi, kreu i Komitetit Suprem Revolucionar Houthi, teksa po përballen me sulme nga SHBA dhe Britania, iu bëri thirrje ndërkombëtarëve që të kthehen në shtëpi dhe të përqendrohen në trajtimin e racizmit në vend të mbrojtjes së anijeve izraelite.

Al-Houthi kritikoi SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për “agresivitetin” e tyre në nisjen e sulmeve ajrore të enjten gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa. Po ashtu ai këshilloi vendet që t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit të fundit nga lideri i lëvizjes Houthi, Abdul-Malik al-Houthi, kur ai tha se çdo sulm ndaj Jemenit do të pritej me një përgjigje të fortë.

“Ne nuk sulmuam bregdetin amerikan, nuk arritëm në brigjet e Floridës, nuk sulmuam ishujt amerikanë. Ju jeni nazistët dhe goditjet tuaja ndaj vendit tonë janë akte terrorizmi,” theksoi kreu i Komitetit Suprem Revolucionar Houthi.

Ai e përshkroi Amerikën si një armik të popullit, duke e përshkruar atë si një burim terrorizmi. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në kryeqytetin e Jemenit të premten, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke protestuar pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe mbi objektivat Houthi në Jemen. Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur; “Zoti është i madh, vdekje për Amerikën, vdekje për Izraelin, mallkoni hebrenjtë, fitore për Islamin.”