Një akt i vogël dhune ka nxitur fshatarët e Berchtesgaden të mbajnë qëndrim kundër dashamirësve të së djathtës ekstreme apo neonazistëve.

E përditshmja britanike The Guardian shkruan se kur një grusht rrëzoi përtokë 34 vjeçarin Joseph Brandner, nga një prej tre burrave me simbole të së kaluarës euforike naziste të Gjermanisë, gjërat nisën të ndryshonin në qytezën alpine të Berchtesgaden.
Tre neonazistët u përleshën më pas me dy miq të Brandner, mes të cilëve dhe i zoti i barit lokal Jakob Palm, 33 vjeç, të cilin gjithashtu e goditën. Të rinjtë 20 deri në 30 vjeçarë kishin ardhur si vizitorë nga veriu i Gjermanisë , dhe më pas u ndaluan nga policia.

Më pas banorët e shqetësuar u mblodhën për të marrë një vendim. “Është e rëndësishme që ne t’u themi se ky fshat nuk është një pikë nazistësh”, thotë Palm, organizator i iniciativës qytetare Berchtesgaden kundër Të Dhjathtës”.

Ekzibicioni i qytezes
“Fakti që shumë njerëz nga rrethe të djathta po vijnë në Obersalzberg në formë pelegrinazhi po shqetëson banorët në basenin e Berchtesgaden,” shton ai.

Kjo ndodh pasi qyteza piktoreske në alpet gjermane do të jetë gjithmonë e lidhur me Adolf Hitler, i cili erdhi për herë të parë në Obersalzberg, dhe më pas në zonën malore të Berchtesgaden, ku ne vitet 1930-te bleu vilën modeste Haus Wachenfeld, e cila nisi të zgjerohej gradualisht bashkë me pushtetin e tij, shkruan TheGuardian.

Në vitin 1936, qyteti ndryshoi emër në Berghof, dhe u bë selia e dytë më e rëndësishme e pushtetit të Führer gjerman pas Berlinit.

Megjithëse qyteza u bombardua në fund të luftës nga forcat aleate, ajo ka mbetur si një vend pelegrinazhi për amatorët e nazizmit, dhe vitet e fundit numri tyre duket se po shtohet.
Në muzeumin vendas shkruhen shpesh komente anti-semite ose nacionalizimi ekstrem gjerman, teksa që ditën e parë të hapjes dikush kishte shkruar: “Das ist das wahre Deutschland stolz national’“ (Kjo është Gjermania e vërtetë, jemi krenarë për kombin).
25 vjeçarja Lena Thurnhausstatter, guida e muzeumit tha se në disa komente shiheshin dhe referenca ndaj bombardimeve të Izraelit në Gaza.

Qëllimi nuk është të ndalohen vizitorët e padëshiruar por të nxiten të gjithë ata me pikëpamje kontrakdiktore se dhuna nuk është zgjidhja, thotë Palm: “Zgjidhja e problemeve nuk është kthimi te nazizmi, dhe kjo nuk zgjidhet as me iPhone”, shton drejtuesi barit te qytezes./The Guardian/