Jadon Sancho ka zyrtarizuar ditën e enjte rikthimin e tij te Dortmund në formën e huazimit të thjeshtë nga Manchester United deri në fund të sezonit.
Megjithatë, sulmuesi anglez ka ndjerë emocione të mëdha kur ka shkelur aty përsëri.
“Kur hyra në dhomën e zhveshjes ndjeva sikur po kthehesha në shtëpi. E njoh klubin, kam qenë gjithmonë shumë pranë tifzoëve dhe nuk i kam humbur kurrë kontaktet me drejtuesit.
Mezi pres të shoh sërish shokët e skuadrës, duke dalë në fushë, duke luajtur futboll me një buzëqeshje në fytyrat e tyre, duke shënuar gola dhe duke i ndihmuar ata të kualifikohen në Champions League”, ka thënë Sancho.