Përzgjedhësi i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi kërkon që të ulen tonet sa u përket polemikave që kanë shpërthyer në lidhje me gjykimin në Serie A.

Gabime në arbitrim dhe në VAR, dhe shumë akuza të forta të klubeve apo tifozëve. Si ajo e Sean Soglianos, drejtorit sportive të Hellas Veronës. Klub që pretendon se humbi 2-1 ndaj Interit nga një gol që duhej anuluar për faull të Bastonit ndaj Dudës.

“Po e shpërdorojmë VAR-in. Por tani do të fillojmë të mos merremi me çdo gjë që thuhet në lidhje me teknologjinë.

Nuk duhet të flasim për arbitrat deri në 12 orë pas ndeshjeve, kështu do të kufizojmë polemikat në masën 90%”, u shpreh Rocchi.