Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojë të përballet me mot të ftohtë, temperatura të ulëta dhe reshje të borës, ka njoftuar Shërbimi i motit në një përditësim të njoftimit.
Pos temperaturave që do të shkojnë deri në minus 2 gradë celsius, është parashikuar edhe erë e madhe që do të prekë veriperëndimin deri në jug të thellë. I ftohti, sipas ekspertëve të parashikimit, do të ndikojë në lëkurë dhe rrezik për hipotermi, ka transmetuar Upi.
“Ruani masat nëse iu duhet të udhëtoni”, thuhet në njoftimin për vendet Montana, Iowa dhe në një pjesë të Dakotas.
Deri të dielën vonë, kushtet e rënda pritet të përhapen në Oklahoman lindore dhe nëpërmjet Luginës së Tennessee. Autoritetet amerikane kanë apeluar për kujdes të shtuar në vozitje dhe në dalje jashtë ambiente të hapura.