13 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi”, njofton policia.
Deri më tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.