Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi komentoi në një intervistë për Euronews Albania lajmin e publikuar në mediat serbe për kapjen e një spiunin serb që punonte për shërbimin sekret shqiptar.

Sipas tij lajmi duket i sajuar pasi shërbimet sekrete nuk i nxjerrin në publik lajme të tilla që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.

Klosi tregoi se Shqipëria ka pasur agjentët e vet në Serbi, ndërsa theksoi se interesi nuk ka qenë për bazat e tyre ushtarake por çështje që lidhen me politikën.

“Ne kemi interes të dimë objektet e politikës së tyre se sa ato ushtarake. Edhe serbët edhe kosovarët sot po mburren se po blejnë armatime dhe kjo nuk përbën asnjë lajm.

Shqipëria ka pasur agjentët e vet serb në Serbi. Kishim bashkëpunëtorë të vjetër dhe të rinj me detyra të caktuara, nëse kishte një problem që duhej zgjidhur.

Problemi më i madh gjatë kohës që unë drejtoja ka qenë lufta në Kosovë dhe problemet në RMV. Kryeministrat nuk më kanë dëgjuar, por nuk ka pasur kontradikta.

SHISH nëse nuk dëgjohet, është njësoj sikur nuk ekzistojë. Nuk ka asnjë habi që një punonjës i një shërbimi sekret të bindet për të punuar për një shërbim tjetër”, tha Klosi.