Shtyhet seanca në GJKKO për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin. Shkak mungesa e një anëtari të trupës gjykuese. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në këtë seancë gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit.

Këta të dy u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.