Një lajm i trishtë për futbollin gjerman dhe atë botëror, teksa është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda Franz Beckenbauer. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë e konfirmoi vetë familja e Beckenbauer.

Kujtojmë se Beckenbauer ishte një futbollist dhe trajner mjaft i suksesshëm teksa fitoi dy herë Topin e Artë dhe një Kupë Bote në vitin 1974.