Talat Xhaferi, në ditën e votimit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka falenderuar publikisht kreun e BDI-së Ali Ahmetin. Xheferi thotë se nuk ekzistojnë mjaftueshëm fjalë që përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e tij në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

‘Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!’- shkruan Xhaferi.