Zyrtarët lokalë japonezë besojnë se tërmeti i djeshëm mund të ketë lëvizur tokën në rajonin Noto deri në 1.3 metra në perëndim.
Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë (GSI) shqyrtoi të dhënat e GPS-it pas tërmetit me magnitudë 7.6, shkruan BBC, dhe ndryshimi më i madh prej 1.3 metrash u pa në qytetin Wajima.
Një zhvendosje drejt perëndimit prej rreth një metër është matur në qytetin e Anamizu dhe prej 80 centimetra në qytetin e Suzu.
Lëvizje të tokës u raportuan gjithashtu në qytetet Nanao, Toyama, Niigata dhe rajonin Kanto-Koshin.
Siç raporton BBC, këto janë të dhëna paraprake që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.