Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Florida të SHBA-së. Gjithçka nis me 8-vjeçaren, Alessia Muhaj e cila u raportua e zhdukur. Mësohet se personi që e kishte rrëmbyer ishte vetë babai i vajzës, ishte Robert Nuhaj i cili akuzohet se ka vrarë edhe gruan e tij, Suela Saliajn. Muhaj u shpall menjëherë në kërkim pas ngjarjes, ku një biletë parkimi të cilin ai e kishte marrë në krahinën e Pinellas në shtator 2022, treguan apartamentin ku ai banonte.
Gjatë hetimit të tyre, policia e Clearwater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj. Një biletë parkimi që Muhaj mori në Pinellas County në shtator 2022, tregonte një apartament në atë zonë si adresën e shtëpisë së tij.
Në kompleksin e apartamenteve, oficerët e policisë gjetën shenja se një krim kishte ndodhur, ku dhe kanë gjetur të vdekur Saliajn. Por në apartament nuk ishte autori i dyshuar, bashkëshorti Renato Muhaj dhe as vajza e mitur e çiftit. Policia ngriti menjëherë alarmin për rrëmbimin e një fëmije.
Në banesë ishin vetëm prindërit e autorit, të cilit ishin goditur nga djali i tyre dhe u kishte marrë telefonat që të mos lajmëronin policinë. Policia arriti që të identifikonte makinën e Renato Muhaj. Aty brenda ishte vetë ai së bashku me vajzën e mitur. 34-vjeçari u arrestua, ndërsa vajza ishte në gjendje të mirë. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.