Transferimi i Neymarit te Paris Saint Germain në 2017 për vlerën rekord prej 222 milionë eurosh, ka ngritur dyshime në Francë për favore të mundshme fiskale.
Të marra për të evituar pagesën e tatimeve të ndryshme! Sipas asaj që publikohet në median franceze, dhe pikërisht te Mediapart, ditën e hënë u regjistruan disa kontrolle në Ministrinë Franceze të Ekonomisë dhe Financave.
Për të qartësuar gjithçka e për të gjetur prova që mund të akuzojnë ekzekutivin transalpinët. Prej dy javësh Mediapart, një media e specializuar në hetime gazetarie, bënte të ditur se Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, në atë kohë në postin e Ministrit të Llogarive Publike, ndihmoi Paris Saint Germain të evitojë pagesën e disa taksave në mënyrë që transferimi i brazilianit të mos rëndonte financat e klubit.
Që do të thotë se Darmanin i ka falur PSG-së 200 milionë euro taksa që duheshin mbledhur! Kontrollet e kësaj të hënë u kryen në prani të gjykatësve Vincent Lemonier dhe Serge Tournaire nga disa oficere policie dhe nga Zyra e Luftës kundër Mashtrimit fiskal. Vetë hetuesit kontrolluan disa departamente për të vërtetuar se në fakt PSG mori mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për të blerë Neymar në 2017.
31-vjeçari u ble për 222 milionë euro nga Barcelona, blerja më e shtrenjtë në merkato edhe sot e kësaj dite, dhe u shit në muajt e verës te Al Hilal për vlerën e 90 milionë eurove. Ndërkaq Darmanin gjatë kësaj jave kur u pyet në lidhje me këtë transferim tha se ishte shumë i lumtur që futbollistët e mëdhenj vijnë në Francë.
“Jam shumë i kënaqur që futbollistët vijnë në vendin tonë, paguajnë shumë taksa dhe kanë shumë të ardhura financiare. Nëse Neymar nuk do të vinte nuk do të paguheshin taksa, nuk do të shiteshin fanella futbolli me emrin e tij dhe nuk do të mblidheshin kontributet nga sigurimet shoqërore”.