I ftuar sot në “Ora News ka qenë astrologu Jofiel Koço, i cili ka treguar se cilat shenja të horoskopit duhet të kenë kujdes gjatë 2024.

Koço: “Shenjat që duhet të ketë kujdes gjatë 2024 me performancën më të ulët duke filluar që nga qershori janë:

Shigjetari

Shigjetari duhet të tregojë mjaft kujdes, sidomos me pjesën e tiroides pasi kanë disi problem.

Astrologu: Shenjat e Zodiakut që do të kenë dashuri, dasma dhe pasion gjatë 2024

Virgjeresha

Virgjeresha nuk do të ketë më mbështetjen që ka pasur. Do të humbasë disa privilegje të vogla që i ka pasur gjatë 2023 si tronditje nga ana e financave, grindje me kolegët, tronditje në vendin e punës etj. Do të jetë mjaft nervoze. Do të duket sikur përllogaritjet e saj do të shkojnë gjithmonë mbrapsht.

Gaforrja

Gaforrja ka mbështetje në dy shenja që kombinohet dhe ndonjë lloj agrisiviteti që mund ti japi ndonjë planet duket se do të gjejë mbështeje. Vërtet nuk favorizohet por jo në nivelin e shigjetarit dhe virgjëreshës.”