Donald Trump siguroi një fitore të madhe në garën e parë presidenciale republikane të vitit 2024 në Iowa të hënën, duke forcuar statusin e tij të fortë si kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan, pavarësisht se u përball me një sërë akuzash penale.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis përfundoi në vendin e dytë, duke lënë pas ish-ambasadoren e OKB-së, Nikki Haley, teksa luftojnë për të dalë si alternativa kryesore ndaj Trump.

Me 95% të votave të pritshme të numëruara, Trump kishte 51%, ndërsa DeSantis ishte në 21% dhe Haley 19%, sipas Edison Research. Diferenca më e madhe e fitores për një grup parlamentar republikan në Iowa ka qenë 12.8 pikë përqindje për Bob Dole në 1988.

Rezultati pasqyroi popullaritetin e tij në mesin e votuesve republikanë, edhe pas akuzave, atë të përfshirjes së tij në sulmin e 6 Janarit 2021 në Kapitol dhe mbajtjen e dokumenteve të kalsifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Votimi është hapi i parë në një proces që ka të ngjarë të shohë ish-presidentin të zgjedhur si kandidat republikan për zgjedhjet e nëntorit.

“Mendoj se tani është koha që të gjithë ne, vendi ynë të bashkohemi (…). Qofshin republikanë, demokratë, liberalë apo konservatorë”, u tha mbështetësve në qytetin Des Moines, ish-presidenti, i cili njihet për retorikën e tij tipike agresive.