Al Khaleej në Arabinë Saudite është e interesuar për shërbimet e Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i Kombëtares ka edhe gjashtë muaj kontratë me Konyasporin në Turqi, klub ky që e la jashtë për ndeshjen e fundit kundër Galatasaray.
Kavajasi ka tre muaj pa marrë pagat nga Konyaspor dhe protesta e 33-vjeçarit ka bërë që klubi ta përjashtojë nga ekipi. Çudirat nuk kanë fund këtu, me Cikalleshin që nuk është lojtari i vetëm i papaguar.
Futbollisti i Kombëtares ka shënuar tetë gola këtë edicion dhe është ndër lojtarët më të mirë të ekipit. Tanimë duket se palët kanë një krisje dhe Cikalleshi mund të largohet që këtë janar.
Ish-skuadra e tij e sezonit të shkuar ku luajti në huazim, Al Khaleej është e interesuar të afrojë sërish Cikalleshin dhe duke përfituar nga pozitat e tij te Konyaspor dhe dëshira e sulmuesit është të ketë minuta në këmbë, kjo para Euro 2024 ku Shqipëria luan në finalet e Gjermanisë.