Feronit Shabani pas përkushtimit në fenë islame ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij. Ai ka lënë pasionin e tij të dikurshëm muzikën, ka ndryshuar emrin duke u quajtur Khattab dhe së fundmi është larguar edhe nga rrjetet sociale.

Dy ditë më parë u raportua se Fero edhe është martuar. Ish-reperi është martuar me një vajzë e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam. Bashkëshortja e re e Feros ende është e panjohur për publikun, prandaj dhe kurioziteti ka qenë i madh.

Pritet që ish-reperi të rikthehet në rrjete sociale dhe ta prezantojë me publikun.

Kujtojmë që prej muajsh, Fero ishte në një betejë ligjore për divorc nga ish-partnerja e tij Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë bashkë të quajtur Nina.