Kreu i PNDNJ-së, Vangjel Dule ështē qëlluar me vezë teksa po shkontë në GjKKO, ku do të zhvillohej proçesi ndaj Fredi Belerit. Nē emisionin “Breaking” me Dafina Hysa, në Top News, Dule ka akuzuar direkt kryeministrin Rama për nxitje tē veprimeve të tilla.

Gazetarja Hysa: Kush ju qēlloi me vezē, i njihnit dy personat?

Vangjel Dule: Ishte njē situatë e papëlqyeshme, e papritur, e paprovokuar. As i kisha parë ndonjëherë këta persona dhe as emrat s”më thonin gjë, kur mēsova pēr emrat e tyre.

Gazetarja Hysa: Mësuat më pas, çfarē përfaqēsojnë?

Vangjel Dule: Nuk e di. U pyeta nga organet e rendit, që dua ti falenderoj për reagimin e tyre të menjëhershëm. Nuk bëra kallzim, edhe pse kjo protestë nuk ka asgjë të pērbashkët me një protestë të civilizuar.

Kur pashē pamjet më pas, ato mesazhe që u përcollēn kishin një domethënie më të komplikuar, nxitëse të një fryme urrejtjeje dhe një ton kērcënimi, qē nuk më drejtohej mua personalisht. U drejtohej atyre si personave dhe bindjeve, që unë përfaqësoj. E konsideroj të mbyllur, por të mos harrojmë nxitësit e aktit.
Gazetarja Hysa: Për kë dyshoni?
Vangjel Dule: Sjellje të tilla, i frymëzon kryeministri Rama.

Linku https://youtu.be/nRbqGHEiO1A?si=ITAAgYQSBvYRYUua