Moderatorja Roza Lati dhe Dea Vieri, kanë komentuar çiftet që kanë nisur të krijohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede mes tyre, Roza është shprehur mjaft e bindur se në këtë sezon të BBV, çiftet sipas saj do të bëjnë seks, madje vë edhe bast për diçka të tillë.

Na ana tjetër, Dea është shprehur e habitur se në dy javë janë krijuar tre çifte.

Pjesë nga biseda:

Roza: Po flisnim për këto çiftet që janë krijuar sot për sot, që njëri është më zemër e tjetri jo. Se kush, nuk e di, po gjithmonë çiftet e “Big brother”, njeri e ka me zemër, e tjetri jo. Nuk kam qejf që partneri im të jetë star, stari i shtëpisë duhet të jem unë motër.

Dea: Mund të ndryshosh mendje.

Roza: Burrat që janë këtu janë tamam burra, por unë se dua që të jetë i famshëm

Dea: Në dy jave tre çifte, habitem

Roza: Unë vë bast që këtu do bëhet seks, këtë sezon. E vë me bast.

Dea: E presim

Roza: Në këtë “Big Brother”, këtu siç ka shkruar puna në dy javë… Edhe mund të mos bëjnë se kanë etikë, kane norma, sikleti…

Kujtojmë se deri më tani në BBV është parë një afrimitet dhe marrëdhënie e afërt mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqin, Sara Gjordenit dhe Bardhit, ndërsa në ditët e fundit po komentohen edhe Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.