Pas triumfit minimal 1-0 ndaj Sassuolos, drejtuesit e Milanit kanë kthyer sërish vëmendjen nga merkatoja, pasi vetëm rikthimi i Matteo Gabbias nuk mjafton për të kompletuar prapavijën e ‘sakatuar’ nga dëmtimet.
Kështu alternativa që ka zënë vend në bllokun e shënimeve të drejtuesve kuqezi, është mbrojtësi Lilian Blassier, mbrojtës i vitlindjes 1999, që luan me francezët e Brest.
Futbollisti di të luajë shumë mirë në qendër të mbrojtjes me katër, por edhe në të majtë apo në rreshtimin me tre, teksa vetë mosha 24-vjeçare ka bërë që kuqezinjtë ta shohin me prioritet dhe të kërkojnë informacion te Brest çmimin.
Një tjetër alternativë është edhe gjermani Thilo Kehrer, i cili nuk po gjen hapësira te anglezët e West Hamit, ku ka luajtur vetëm tre ndeshje në Premier League, në gjysmën e parë të kampionatit. Kehrer ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi më parë ka qenë pjesë e PSG-së, teksa West Ham mund të heqë dorë për shifrën e 10-15 milionë eurove, duke qenë se e mori me parametra zero në verën e 2022-shit.