Vetëvrasja e 41-vjeçares Bedrie Loka për shkak të bullizimit në TikTok ka ngjallur mjaft reagime në rrjet. Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një postimi në Instastory, ndërsa thotë se vrasësit e kohëve moderne kanë “armë” tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Ajo bën thirrje që të mbyllet urgjentisht TikToku.
“Tmerr. Vrasësit e kohëve moderne kanë “armë” tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq TikToku. Tani. Edi Rama”, shkruan Arbana