2024 në Premier League ka nisur me spektakël futbolli. Sfida e parë e vitit, e luajtur në Liverpool kundër Newcastle, rezultoi shumë emocionuese pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati gola, por në fund përfundoi me shifrat 4-2.

Megjithatë edhe në fraksionin e parë të lojës pati shumë episode. Fillimisht në minutën e 18 një gol i anuluar me VAR për Diazin, ndërsa pa kaluar shumë Mohamed Salah humbi penalltinë. Edhe Newcastle nuk festoi dot, pasi rrjeta e Burn u anulua gjithashtu me VAR për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë Salah më në fund i zhbllokoi shifrat, ndërsa brenda 5 minutave Isak riktheu baraspeshën. Kjo nuk e zbehu Liverpool-in, por madje e motivoi më shumë duke e shtyrë të realizonte dy herë të tjera me Jones dhe Gapko. Miqtë megjithatë nuk kishin udhëtuar për të ngritur flamurin e bardhë dhe në minutën e 81 i dërguan shifrat në 3-2 me Botman.

Për pasojë Liverpool-it iu desh edhe një sforco e fundit, me protagonist sërish Salah i cili këtë herë po me penallti vulosi shifrat përfundimtare dhe tre pikët e para të vitit. Falë këtij suksesi Liverpool u shkëput në krye të renditjes me 45 pikë, 3 më shumë se Aston Villa ndjekëse.

Ndërkohë java e 20 e Premier League do të mbyllet sonte me ndeshjen West Ham-Brighton.