Federata e Futbollit (FA) ka hapur një hetim pas incidenteve të ndodhura në tribuna të dielën gjatë ndeshjes së FA Cup (raundi i 4-të) mes West Bromwich dhe Wolverhampton (0-2), e cila u ndërpre për gati 35 minuta.

Në këtë kaos, mbrojtësi vendas Kyle Bartley, ndërhyri për të mbrojtur familjen e tij. Pamjet tregojnë atë dhe vajzat e tij, duke shkuar drejt tunelit të lojtarëve për t’i strehuar ata.

Gjithsej janë arrestuar pesë persona gjatë ndeshjes (dhe një para ndeshjes). Një tifoz u mor me barelë, një tjetër, me kokë të gjakosur, u shoqërua nga mbështetësit e sigurisë duke brohoritur “le të vdesë”. Një djalë me top është goditur gjithashtu në kokë nga një shishe plastike, raporton “The Guardian”.

“Klubi do të punojë me Policinë e West Midlands dhe FA për të hetuar plotësisht incidentet që rezultuan në një pezullim të përkohshëm të ndeshjes. Çdo individ i përfshirë në këto trazira do t’i nënshtrohet një ndalimi nga klubi, përveç një hetimi të mundshëm penal,”- tha klubi në një deklaratë.