Pesë persona janë konfirmuar të vdekur pas përplasjes së një avioni me pasagjerë dhe një i rojeve bregdetare japoneze në pistën e Aeroportit Haneda të Tokios.
Të 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit të pasagjerëve, që u përfshi nga zjarri kanë shpëtuar, njoftoi Japan Airlines. Avioni i pasagjerëve u përplas ne pistë me avionin e rojeve bregdetare japoneze, që kishte ndihma për tërmetin e një dite më parë. Pesë persona që gjendeshin në avionin e rojeve bregdetare raportohet se kanë vdekur, ndërsa njëri nga pilotët ka pësuar lëndime serioze.
Fluturimi 516, që po transportonte pasagjerë nga Hokaido, u përfshi nga zjarri në pistë dhe më pas u dogj i tëri. Por, 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan. Sipas televizionit TBS, avioni i rojeve bregdetare po transportonte materiale në zonën e goditur nga tërmetet në perëndim të Japonisë. Aktualisht të gjitha pistat në këtë aeroport të Tokios janë mbyllur. Në videon e mëposhtëme është kapur momenti kur avioni shpërthen në flakë.