Papa Françesku duket se nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Para një grupi komunikuesisht francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim, ndërsa u tha të pranishmëve se nuk mundte pasi ka pak bronkit.

‘Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t’ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t’ua dorëzoj për t’ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin”, u tha Papa pjesëmarrësve.

‘Dhe tani do t’ju jap bekimin dhe pastaj do t’ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas”, shtoi Papa.

https://video.repubblica.it/vaticano/papa-francesco-non-riesce-a-leggere-il-discorso-scusatemi-ma-ho-un-po-di-bronchite/460595/461559