Duket se Shqipëria nuk vendi i vetëm në botë që ka një opozitë kaotike dhe te dhunshme dhe që e cila pikë boshtore të aksionit të saj opozitar ka forcën fizike. Një ngjarje e ngjashme me ato të Kuvendit të Shqipërisë ka ndodhur në Maldive.
Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzu është kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës duke bërë që disa nga deputetët e opozitës të ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit në shenjë proteste.
Kjo ka nervozuar deputetët partisë në pushtet të cilët po ashtu u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.
Nga përplasja e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.
Ndër të tjera, mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik./m.j