Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 6 drejtues mjetesh, të cilët kanë tentuarr të korruptojnë punonjësit e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit I. H., 53 vjeç, K. GJ., 49 vjeç, T. D., 61 vjeç, K. C., 27 vjeç, E. J., 27 vjeç dhe M. K., 53 vjeç.

Këta drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje nga shërbimet e Policisë dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë Punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash.