Oficeri i policisë Felipe Hernandez nga Nju Meksiko, SHBA, i cili qëlloi për vdekje 45-vjeçaren Teresa Gomez kur ajo u përpoq t’i ikte, përballet me një akuzë për vrasje.

Në videon e kamerës së trupit, Hernandez fillimisht shihet duke i bërë pyetje Gomez-it kur ajo futet në makinën e saj në një moment dhe papritmas ngre shpejtësinë.

Kur 45-vjeçarja nisi të largohej, polici u përpoq ta ndalonte, por kur kjo nuk ishte e mundur, ai qëlloi tre herë, duke synuar sediljen e shoferit. Nga plagët e marra ajo dha frymën e fundit tek makina e cila ndaloi pak metra më larg.

Pak para se të qëllonte 45-vjeçaren, dëgjohet se oficeri i thotë se “do ta bëj jetën tënde ferr”.

“Nuk kishte nevojë që ai të përdorte forcë vdekjeprurëse”, tha një prokuror, duke shtuar se oficeri “nuk ka qenë kurrë në zonën e rrezikut. Ne kemi hetuar mundësinë e vetëmbrojtjes, por nuk ka asnjë rast të tillë”.

Hernandez ka qenë i pezulluar nga puna që nga 17 tetori, menjëherë pas incidentit. Sipas mediave amerikane, ai ishte përfshirë në incidente dhune, por asnjëherë nuk kishte shkaktuar vdekjen e askujt.