Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi vinin baste sportive. Gjatë kontrolleve që Policia ka ushtruar në rrugën “Beluë Hatib”, ka gjetur në telefonat e 3 të rinjve faqe të hapura që shërbenin për vënien e basteve sportive.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Beluë Hatib”, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve R. H., 26 vjeç, D. J., 26 vjeç, dhe A. K., 27 vjeç, faqe që shërbejnë”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.