Nga Eduard Zaloshnja
Në dekadën e fundit, siguria rrugore ka shënuar një përmirësim galopant në Shqipëri (në dekadat paraardhëse, statistikat tona të sigurisë rrugore ishin të krahasueshme me vende të botë së tretë). Indekset e mortalitetit dhe morbiditetit rrugor janë përmirësuar këtë dekadë nga 63.3 e 102.5 më 2013, në 20.7 e 21.1 më 2023 (shihni grafikun 1). I jemi afruar indeksit të mortalitetit rrugor të BE-së, por ende mbetet shqetësues mortaliteteti i këmbësorëve, biçiklistëve dhe motoçiklistëve.
Kështu vjet, më shumë se gjysma 195 viktimave të aksidenteve rrugore ishin këmbësorë, biçiklistë apo motoçiklistë. Konkretisht, 32.3% ishin këmbësorë, 6.3% ishin biçiklistë dhe 14.6% motoçiklistë (shihni grafikun 2).
Problemi i mortalitetit të këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve ka rrënjë të thella kulturore e urbanistike. Për ta adresuar atë, duhet një ndërthurje aktive e fushatave sensibilizuese me fushatat ndëshkuese. Gjithashtu duhet një përmirësim i sinjalistikës dhe mobilimit të sigurisë rrugore.
Vetëm kur ta ulim mortalitetin në këtë drejtim, do të barazohemi me BE-në në indeksin e mortalitetit rrugor…