Elvis Hasani, 29-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa 3 të mitur të moshës 17 vjeç janë vënë në hetim, pasi akuzohen se kanë vjedhur në një qendër tregtare në Tiranës.

Sipas policisë të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.