Xavi Hernández iu rikthye këtë të martë “bombës” që lëshoi javën e kaluar, kur tha se do të largohet nga drejtimi i Barcelonës në fund të sezonit.
“Duhet të jemi autokritikë dhe të jemi në të njëjtin nivel. Vendimi është marrë shumë kohë më parë, puna jonë nuk vlerësohet sa duhet. Kjo është arsyeja pse vendosa që në fillim të sezonit që do të largohesha”.
Trajneri tha gjithashtu se presioni për këtë pozicion është mizor: “Kështu ndihem, përpiqem të shpreh atë që ndiej. Të bëjnë të ndihesh i padobishëm, është mizore të drejtosh Barcelonën. Unë fola për këtë me Pep Guardiolën, Ernesto pa Luis Enrique të vuante, por unë nuk e dija. Tani e kam jetuar. Nuk vlerësohet, duket sikur po rrezikon jetën në çdo moment.
Pas njoftimit tim, besoj se tani është koha për unitet. Këto nuk janë kohë të lehta dhe ne kemi nevojë që tifozët e Barcelonës të bashkohen më shumë se kurrë. Tifozët nuk na kanë munguar kurrë. Ju falënderoj për mbështetjen pas njoftimit tim, reagimi ishte spektakolar”, deklaroi Xavi para ndeshjes së radhës me Osasunën: “Sezoni nuk ka përfunduar ende”.