Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet të zëvendësojë komandantin e lartë, Valery Zaluzhny. Sipas Reuters, kjo konsiderohet si tronditja më e madhe e organizimit ushtarak gjatë pushtimit pothuajse 2-vjeçar të Rusisë. Zelensky i ofroi të hënën Valeriy Zaluzhny, komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, një rol të ri, por gjenerali refuzoi.