Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu është shprehur sot se deklarimet e fundit publike të Ministrisë së Brendshme lënë të kuptohet se hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt po zbehet.

Ai foli gjithashtu edhe për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzin Sinomatajt në Vlorë, për të cilin tha se policia ka identifikuar porositësin.

Për Ervis Martinajn:

“Ministri i Brendshëm u përgjigj në mënyrë të thatë për Ervis Martinajn, ndryshe nga çfarë deklaronte drejtori i Përgjithshëm i Policisë më parë. Duket se kjo çështje është larguar nga hetimet e policisë. Besoj se edhe për shumë kohë nuk do të ketë përgjigje nga Ministria dhe policia. Lezha është një qark me problematikë të zhvilluar, aty ka disa gjakmarrje në zhvillim. Dy janë çështjet kryesore të gjakmarrjeve të rënda, në Lezhë dhe Mirditë dhe ku policia mendon se mund të ketë zhvillime dhe e ka nën kontroll”.
Vrasja e Gëzim Sinomataj në Vlorë:
“Sipas Policisë ka një identifikim të personit që mund të ketë paguar në lidhje me këtë vrasje nisur edhe nga informacionet që ka pasur më parë për përplasjet e familjes Sinomataj.

Policia është e bindur që nuk ka qenë 23-vjeçari objektivi, por xhaxhai i tij. Kurrë më parë ndonjëherë RENEA dhe FNSH nuk kanë qenë kaq gjatë në një qytet sa cc’janë tani në Vlorë. Mendohet që personi që ka kryer vrasjen është ende në Vlorë. Nuk ka një identifikim të saktë se kush është pasi është vrasje me pagesë. Dyshoj se mund të ketë një zinxhir ngjarjesh, pasi askush nuk do ta harrojë këtë që ka ndodhur”.