Në futboll vetëm emri nuk mjafton, një trajner e mbajnë rezultatet, rezultat, por jo vetëm dënuan ashpër edhe një emër të madhe si Jose Mourinho. Shkarkimi i tij dukej çështje kohe, por tashmë është zyrtare. Me anë të një deklarate për mediat, klubi roman bëri me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun portugez:
“Roma njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me efekt të menjëhershëm me Jose Mourinho-n dhe bashkëpunuesit e tij. Falënderojmë Mourinho-n për punën e bërë dhe për pasionin e transmetuar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Romën. Prej kohësh flitej që mes Mourinho-s dhe drejtuesve të klubit kishte një krisje të madhe, kjo jo vetëm për rezultatet e këtij sezoni, por dhe për deklaratat e tij, shpesh kundër klubit, ku ankohej për një merkato jo efikase dhe se nuk ka pasur mbështetjen e duhur. Shkarkimi i Mourinho-s erdhi menjëherë pas humbjes kundër Milanit në Serie A.
Në pak kohë në krye të Romës, Mourinho bëri atë që nuk e kishte bërë askush më parë, i dhuroi Romës një trofe Evropian, Confernece League, ku në Tiranë fitoi finalen përballë Feynoord. Jo vetëm kaq, por në 2022, vitin pasues, Mourunho e dërgoi Romën sërish në një finale Evropiane, këtë herë në Europa League, por nuk arriti ta fitonte.