Klubi i Partizanit feston sot 78 vjetorin e krijimit. Gjatë këtyre viteve, “demat” kanë fituar 35 trofe nga të cilët, 17 janë tituj kampion, 15 herë Kupën e Shqipërisë, ndërsa 3 herë të tjera ka triumfuar në Superkupë.
Këtë ditë të veçantë e përkujton vetë klubi i kuq me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“78 vite Krenari! 04.02.1946 – 04.02.2024. ‘Nderi i Kombit’, Një klub, një emër, një legjendë, një fanellë. Përjetë me ty Partizan.”
Ka pasur reagime edhe nga ish lojtarë të klubit si Jasir Asani dhe Eneo Bitri.