Tri pikët e arta për Juventusin, të cilat arritën falë golit të Daniele Ruganit në minutën e 95-të. Në fund të ndeshjes Massimiliano Allegri komentoi paraqitjen e ekipit të tij për DAZN:
“Pësuam dy gola në mënyrë të çuditshme, duhet të fillojmë të mbrohemi mirë sidomos në pjesën e parë. Ka momente të vështira, duhet të punojmë dhe të përpiqemi të gjejmë sërish mekanizmat automatikë.
“Ishte e rëndësishme të ndryshohej trendi, këto janë tri pikë të rëndësishme në garën për Champions League dhe seria pa fitore mori fund”.
– Dëndimet e Rabiot dhe McKennie.
“Ata janë të rëndësishëm, ne do të vlerësojmë gjendjen e tyre gjatë javës, por të dielën në Napoli do të luajmë një ndeshje të bukur”.
– Çfarë pune është bërë për Vlahovic?
“Rritja është falë tij, para disa kohësh ai ishte nervoz kur nuk shënonte, jetonte me ankth ndërsa tani është mirë dhe është i përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Chiesa? Nuk ka problem, ai po rikuperon formën dhe duhet të qëndrojë i qetë. Për ne, është i rëndësishëme”.
– 1002 pikë në Serinë A, trajneri i parë që arrin këtë moment historik. Çfarë e ardhme e pret Allegrin?
“Jam i kënaqur me punën e bërë, jemi në harmoni me klubin, por tani duhet të mendojmë për të tashmen dhe për të arritur në Champions. Kam kontratë deri në vitin 2025, kam qenë tek Juventus për 10 vjet dhe jam krenar që punoj për këtë ekip.
“E bëj me dashuri, pasion dhe përkushtim, tani jam i lidhur emocionalisht dhe nuk e di nëse është gjë e mirë… Fillova një rrugëtim me pronësinë dhe drejtuesit e vjetër, tani ka drejtues të rinj dhe shkojmë mirë. Le të mendojmë për të tashmen dhe Champions-in, pastaj do të shohim se çfarë planesh ka”.