Mbrojtësi anësor i Bayern Munich, Alphonso Davies thuhet se ka vendosur të transferohet te Real Madrid në merkaton e verës.

Sipas Carlos Carpio të gazetës “Marca”, Davies ka vendosur të bashkohet me “Los Blancos”. Ky lajm vjen pak pasi u përhapën disa dyshime për vendimin e kanadezit për të ardhmen e tij. Spanjollët ende nuk kanë rënë dakord për lëvizjen me Bayern Munich. Megjithatë, ata kanë mbetur gjithmonë optimistë për transferimin gjatë gjithë kësaj kohe.

Davies, nga ana tjetër, nuk e ka konsideruar vazhdimin e kontratës me bavarezët. Marrëveshja aktuale e Davies me gjermanët skadon në vitin 2025, kështu që ai do të jetë i disponueshëm për një tarifë relativisht të ulët gjatë verës. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka regjistruar katër gola në 27 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon.