Edhe pse në shumë aspekte sezoni aktual i Bajernit mund të konsiderohet si i dështuar numrat tregojnë se tabloja është shumëngjyrëshe dhe jo bardhë e zi.

Nëse krahasojmë ecurinë e skuadrës që nga ediconi 2012/13 kur nisi edhe cikli i titujve kampionë radhazi Bajerni i këtij sezoni mund të krahasohet me Bajernin e sezonit 2018/19. Në atë edicion bavarezët ashtu si edhe tani ishin të dytët pas 22 javësh kampionat. Në atë sezon Bajerni kishte tri pikë më pak se Borusia e Dortmundit. Bajerni i atij sezoni kishte 48 pikë, dy më pak se Bajerni sot.

Drama e Bajernit këtë vit, edhe pse ka pësuar dy humbje radhazi si ajo në Leverkusen dhe ajo në Bohum, është 50 pikët e grumbulluara nuk janë mjaftueshëm për të kryesuar.

Një tjetër provë e kësaj teze është se Bajerni i vitit të kaluar pas 22 javësh komandonte Bundesligën edhe pse kishte plot katër pikë më pak se Bajerni i këtij sezoni. Bajerni në pesë vitet e fundit vetëm një herë më parë kishte grumbulluar 50 pikë pas 22 javësh kampionat.

Në të gjithë historinë e Bundesligës vetëm një herë ka ndodhur që një ekip me më shumë se pikë se Bajerni sot të të jetë i dyti në renditje. Në sezonin 2015/16 Borusia e Dortmundit pas 22 javësh ishte e dyta në kalsifikim me 51 pikë në llogari. Me fjalë të tjera Bajerni me kaq pikë sa ka grumbulluar deri më tani do të ishte kryesues në 59 nga 60 sezonet e luajtura deri më tani në Bundesligë.

Përtej këtyre statistikave Bajerni sivjet është plot tetë pike pas vendit të parë, Bajer Leverkusenit. Ky i fundit po zhvillon një sezon, i cili do të mbetet në histori. Herën e fundit kur Bajerni kishte grumbulluar shumë pikë më pak se kryesuesja duhet të shkojmë në sezonin 2010-2011 kur Dortmundi kishte plot 13 pikë më shumë se Bajerni i vendit të tretë. Dhe në atë sezon Dortmundi numëronte “vetëm” 52 pikë pas 22 ndeshjesh, gjashtë më pak se Leverkuseni sot.

Pas dy humbjeve të fundit Bajerni ka mësuar se ka një problem edhe në mbrojtje pasi ka pësuar plot 25 gola në 22 ndeshje. Vetëm në sezonet 2018/19 (26) dhe 2020/21 (31) kishte pësuar më shumë pas 22 javësh kampionat. Sezonin e njërës prej skuadrave më të mira të Europës mund ta “shpëtojë” vetëm një sukses në Champions. Ndryshe situata në klub do të ndërlikohej më shumë pasi “titulli” si e dyta e mirë në Mynih nuk pranohet.