Apple më shumë mundësi do të përballet me një gjobë prej rreth gjysmë miliardë eurosh në fillim të muajit të ardhshëm pasi ka shkelur rregulloren e Bashkimit Evropian.
Referuar burimeve të cituara nga Financial Times, gjiganti i teknologjisë ka qenë nën hetim nga zyrtarët evropianë pas ankesave të Spotify. Ankesa u dorëzua pranë rregullatorëve në vitin 2019.
Hetimi kërkoi të zbulonte nëse Apple po i pengonte përdoruesit e saj të mësonin për abonimet që ishin më të lira në faqen e internetit të vetë operatorit.
Sipas informacioneve, Apple do t’i thuhet se veprimet e saj janë të paligjshme dhe do të detyrohet të lejojë shërbimet muzikore të informojnë klientët për ofertat më të lira të abonimeve që janë në dispozicion, nga direkt në faqet e tyre të internetit – në vend të sistemeve të pagesave të Apple.
Veprimet e gjigantit të teknologjisë do të cilësohen se “kushte të padrejta tregtare” pasi përdor pozicionin e saj të fortë për të bllokuar rivalët e drejtpërdrejtë të Apple Music të saj.
Sipas Financial Times, Brukseli do të vendosë një gjobë prej 500 milion €, që do të përfaqësonte një vendim historik kundër Apple pas vitesh ankesash nga kompanitë, shërbimet e të cilave ofrohen përmes aplikacioneve të iPhone.