Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një marrëveshje financimi me vlerë më shumë se 50 miliardë dollarë për Ukrainën, tha presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në X, i njohur më parë si Twitter, të enjten në mëngjes.

“Ne kemi nje marreveshje. Të 27 liderët ranë dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën brenda buxhetit të BE-së”, shkroi ai.

“BE po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës; ne e dimë se çfarë është në rrezik.”- shtoi ai. Fondet ishin bllokuar që nga dhjetori pasi Hungaria kishte vënë veton ndaj marrëveshjes në një samit të mëparshëm.