Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla, duke përfshirë edhe gjatë pushimeve, sepse ata pengojnë mësimet.

Ministria e Arsimit deklaroi se 97 për qind e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart kanë celularë, duke bërë të ditur se cilësia e arsimit është më e mirë në shkollat ​​që kanë ndaluar përdorimin e celularëve.

Kujtojmë se Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka kërkuar gjithashtu ndalimin e celularëve në shkolla.

Është bërë e ditur se nxënësit nuk do t’i marin fare celularët me vetë në shkollë, ose do t’i vendosin në kuti, dollape ose në kasaforta të mbyllura në hyrje të shkollave.

Sipas raporteve, 44 për qind e prindërve janë të shqetësuar për kohën që fëmijët e tyre kalojnë me celularë. Gjithashtu, 10 milionë funte do të investohen në rreth 700 shkolla, gjatë tre viteve të ardhshme për të zbatuar këtë ndalim.

Ministrja e Arsimit, Gillian Keegan tha se stafit të shkollës do t’i jepen kompetenca për të parandaluar përdorimin e celularëve.

“Shkollat ​​janë vende arsimimi dhe në rastin më të keq, celularët shkaktojnë ndërprerje të padëshiruara në mësime”, tha Keegen.

Më shumë se 75 për qind e familjeve mbështesin ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla.

Madje edhe kryeministri Rishi Sunak e ka mbështetur idenë ku në një video të publikuar është munduar të tregojë sesi celulari është i bezdisshëm gjatë kohës kur je në shkollë.