Mbrëmjen e sotme është nata finale e ‘BBVK’. Vetëm pak orë na ndajnë prej fitores së një nga konkurrentëve që ndodhen akoma në garë.

Bëhet fjalë për: Shqipen, Blerandon, Edonën dhe Lumbardhin.

Alaudin Hamiti, moderator i këtij edicioni në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur më tepër dhe me detaje lidhur me mbrëmjen e sotme. Duke shpalosur detaje rreth finales ai është shprehur dhe për emocionet e mëdha që ka për përfundimin e këtij spektakli me shumë sukses.

‘Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim nesër mbrëma. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet ‘prime’, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë”, tha Hamiti.
“Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale. Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”.