Buqeta me trëndafila, thonj të kuq, dhurata të çmuara për njerëzit e zemrës, por a e dini që mënyra si do të festoni në Ditën e të Dashuruarve është e shkruar në yje? Universi po jep disa mësime të rëndësishme për aspektin e dashurisë, përfshirë edhe statusin tuaj të marrëdhënies në çift.
Dashi
Ndoshta dashuria nuk është prioriteti juaj kryesor këtë festë dhe kush mund t’ju fajësojë? Megjithatë, kjo nuk do të thotë se romanca është krejtësisht jashtë vëmendjes suaj. Dashuria për veten ka gjithashtu rëndësi. Fokusohuni te vetja dhe mos u shqetësoni për zemrën e dikujt tjetër përveç tuajës.
Demi
Kozmosi po ju buzëqesh këtë Shën Valentin, kështu që puna juaj e vetme është të kënaqeni me gjithë dozat e dashurisë. Në planin romantik, ju jeni duke lulëzuar, por do të ndjeni edhe shumë dashuri platonike që kalon në këtë rrugëtim tuajin.
Binjakët
Prisni spastrim total, i dashur Binjak. Pjesa e mirë e kësaj është se ju keni një shans për të shëruar thellësisht dhimbjet dhe plagët e kaluara kur bëhet fjalë për sprovat e dashurisë. Kjo është një peshë e rëndë për t’u ngritur dhe nuk mund ta bëni vetëm, por ju lini të hapur derën e mundësive.
Gaforrja
Dielli tek Ujori ka krijuar humor pasionant dhe me Venusin që aktivizon zonën tuaj të marrëdhënieve dhe ekuilibrit, kjo është një ditë premtuese për dashurinë. Nëse jeni beqar/e, kini parasysh që mund të lundroni në aplikacione për krijimin e lidhjeve të reja.
Luani
Ju po e ndjeni dashurinë nga të gjitha drejtimet. Pavarësisht nga statusi i marrëdhënies, adhurimi është në planet e ditës së Shën Valentinit, për sa kohë që ju i lini hapësirë. Sigurohuni që të keni kohë për takimet e mbrëmjes, pasi nuk duhet të humbisni festën dhe mbrëmjen magjike të 14 shkurtit.
Virgjëresha
Nëse je beqar/e dhe keni plane romantike, dijeni se jeni në vendin e duhur. Kërkimi i mbështetjes nga një mik/e është gjithmonë i frytshëm. Ka të ngjarë që ju të ndiheni të lënduar nga një plagë e re ose e kaluar, por nuk ka gjë që nuk kalon.
Peshorja
Jini fleksibël. Nëse nuk keni plane për ditën e Shën Valentinit, mund të ndodhë diçka befasuese. Nga ana tjetër, nëse e gjeni veten plot me plane që anulohen në minutën e fundit, mos e merrni shumë personale. Nëse keni një partner/e diskutoni gjërat e lidhjes suaj me miqtë më të ngushtë. Kështu, ju do të ndiheni të sigurt, ndërsa përpunoni emocione të forta.
Akrepi
Fati është në anën tuaj këtë ditë të Shën Valentinit, ndaj përfitoni plotësisht. Me Uranin, Jupiterin dhe hënën në shtëpinë tuaj të shtatë të partneritetit, mund të përballeni me admirime që nuk i prisnit dhe akoma më shumë me rrëfime dashurie që nuk e dinit se do i përjetonit kurrë.
Shigjetari
Mund të jeni duke u sforcuar ndaj përgjegjësive tuaja të përditshme, i dashur Shigjetar. Për fat të mirë, kozmosi ju mbështet plotësisht në këtë mision tuajin. Nëse jeni beqar/e, mund të gjeni një romancë të re në një vend të zakonshëm, por befasues. Nëse jeni në një lidhje, Venusi në Bricjap ju nxit të reflektoni me veten.
Bricjapi
Këtë ditë të Shën Valentinit, ju do të frymëzoheni nga pasioni dhe romanca. Afërdita (planeti i dashurisë) në shenjën tuaj e bën festën jashtëzakonisht të veçantë. Nëse jeni beqar/e, mund të gjeni një dashuri të re, e nëse keni një partner/e, relaksohuni dhe kënaquni.
Ujori
Dita e Shën Valentinit po ju shtyn t’i merrni seriozisht qëllimet e marrëdhënies suaj. Pavarësisht statusit, dijeni se ky është momenti juaj. Topi është në fushën tuaj, ndaj mos kini frikë ta gjuani! Prisni që të shijoni një super aventurë në Ditën e të Dashuruarve.
Peshqit
Ju natyrshëm keni dashurinë në mendje, por me sezonin e Ujorit që ndez energji në zonën e ëndrrave, ju mund të jeni të fiksuar më shumë rreth Ditës së Shën Valentinit. Nëse jeni beqar/e, merrni hapa drejt “mjekimit” të plagëve të vjetra që kanë ndikuar në mënyrën se si e keni prezantuar veten në çështjet sentimentale.