Sara Gjordeni, me përfshirjen në debate apo dinamikat dhe dëshirën për të nisur një romancë me Bardhin, ka arritur të kthehet në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni në ‘BBV’ brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Gjordeni duket se ka qenë ndjekëse e këtij formati edhe në edicionet e kaluara dhe rrjeti ka rikthyer në vëmendje një postim të sajin në ‘Instatsory’, atëherë ku ajo komentonte lojën e Kiarës, por jo më kot.

Kur banorët dyshonin ndaj pëlqimit të saj kundrejt Bardhit ajo tha se nga ky program kishin dalë çifte që sot janë të martuar dhe me fëmijë, por çfarë mendonte Sara 1 vit më parë? Në postimin në ‘Instastory’ ajo ka treguar një ngjarje të pakëndshme me Kiarën, pasi kjo e fundit i ishte drejtuar një miku të saj për Sarën me fjalët: “Iii po këtë katunaren ç’e mban folloë?

“S’më pëlqen kjo është shumë e shëmtuar” Më tej, ajo ka shkruar për Kiarën se është fallco brenda shtëpisë dhe vetëm impostohet para kamerave për t’i dhënë njerëzve ata që duhet e jo atë që është dhe se e përdorte viktimizimin e “gocës së mirë” si kartë të fundit.