Xabi Alonos është shumë pranë ëndrrës së madhe: fitimit të titullit të Bundesligës në krye të Bayer Leverkusenit. Për të po flitet shumë, klube të mëdha se Liverpooli, Reali i Madridit dhe Barcelona janë destinacionet e tij të mundshme në një të ardhme jo shumë të largët.

Mirëpo drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, vlet më siguri për qëndrimin e spanjollit të paktën edhe sezonin e ardhshëm:

“Jam i bindur që ai do të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm”, tha ai për trajnerin me kontratë deri në vitin 2026. “Por një gjë është kontrata, një tjetër është sa komod ndihet ai këtu, si ndihet familja e tij.

Dhe ai gjithashtu e di se çfarë ka, që është një ekip i mirë dhe një shans i shkëlqyer për të fituar edhe sezonin e ardhshëm, sepse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh dhe sigurisht që do të kemi një ekip të nivelit të lartë.
Mendoj se janë të gjitha këto, përtej kontratave, që sigurojnë që Xabi dhe lojtarët të qëndrojnë me ne”, tha Rolfes për “Sport1!”.