Tifoz i ri luksoz i Juventusit është Mike Tyson.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë u përjetësua teksa kishte veshur fanellën bardh e zi, duke fryrë muskujt para një pasqyre. Foto e tij është publikuar menjëherë në profilet zyrtare të Juventusit me një përshkrim të bukur. Tyson është një lojtar i Juventusit: “Stërvitja e Juves do të jetë shumë më e vështirë. Bardh e zi padyshim që ju përshtatet, Mike.”

Këto janë fjalët e zgjedhura nga menaxheri i rrjeteve sociale për të “mirëpritur” një nga boksierët më të mirë në histori, i cili ndodhet në Torino për të xhiruar disa skena të “Bunny Man”, filmi i tij debutues në rolin e tij të ri si aktor.

Edhe vetë Tyson deklaroi gjithë dashurinë e tij për vendin fqinj: “Italia nuk ndryshon, mbetet gjithmonë një vend i bukur. Gruaja ime ka shkuar në shkollë në Itali, flet italisht dhe së bashku po mendojmë të blejmë një vilë në Itali. Qëllimi im është të mbetem pranë industrisë së kinemasë, në veçanti italiane”.