Mbrëmjen e djeshme, debatet në Big Brother nuk kanë munguar sërish, si mes banorëve por ashtu edhe mes këtyre të fundit dhe opinionistëve. Ishte Jul Deda ai që “akuzoi” opinionistët se nuk i shohin të plota situatat në shtëpi.
Për këtë Arbri tha se ata gjejnë kohë të shohin aq sa munden nga loja që banorët bëjnë dhe situatat që krijojnë e më pas i komentojnë ato.
Një reagim ka ardhur edhe nga Balina Bodinaku, ish opinionistja e BBV, gjatë mbrëmjes së djeshme lidhur me komentet që Arbri ka dhënë për banorët në debatet e ndryshme mes tyre.
“Çfarë po bën o Arbër? E dëgjon veten ç’po nxjerr nga goja?”, shkroi Balina në postimin e saj në Instagram.