Shqiptari Selamet Mehmetaj është kthyer sërish në vëmendje të mediave britanike, teksa ndodhet pas hekurave të burgut.

“Daily Mail” raporton se 30-vjeçari i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ka postuar foto në rrejtet sociale nga qelia e burgut.

“Bosi i drogës Selamet Mehmetaj postoi imazhe në rrjetet sociale pasi duket kishte akses në një celular që dyshohet se ishte futur kontrabandë në burg.

Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj është rikthyer në rrjetet sociale dhe duket se po e mban mirë veten që kur u dërgua në burg. Në fotot shqiptari ekspozon muskujt, ndërsa e shoqëron imazhin me një mbishkrim në shqip  ‘Jeta është si një film’.

Ai ka veshur një bluzë të bardhë nga marka e tij e cila përmban tre shenja të pjerrëta në njërin krah”- shkrruan media britanike.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” raporton se shqiptari ka postuar në “tik tok” një fotot të makinës së tij, që mesa duket këkron ta shesë, teksa thuhet se autoritetet kanë nisur një hetim për shqiptarin, pas denoncimit të bërë nga media për telefonin.

Në vitin 2021, Mehmetaj ra pre e një investigimi nga media britanike, që e regjistroi atë, teksa rrëfente krimet e rënda që kishte kryer në Britani. I mbiquajtur “Zoti i drogës”, 30-vjeçari drejtonte dy ferma kanabisi të fshehura në shtëpitë periferike të Londrës veriore, ku kishte rekrutuar emigrantë të paligjshëm.

Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllain e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues që i ishte refuzuar kjo kërkesë. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë llogarinë për t’u mburrur për stilin e jetës së tij luksose.

"Ekspozon muskujt nga burgu", 'Daily Mail' shkruan