Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi, ku një elefant i tërbuar ka arritur të futet në oborrin e shtëpisë private.

Fillimisht ai ka shkatërruar portën e vogël dhe murin rrethues, e më pas ka hyrë në oborr duke shtypur për vdekje pronarin.
Njerëzit janë parë duke ecur të tmerruar, për të shpëtuar nga elefanti. Disa kanë vijuar rrugën drejt, ndërsa të tjerë kanë menduar se muri rrethues i banesës do t’i shpëtonte.

Ata kanë kapërcyer me shpejtësi, në momentin që kanë parë se elefanti po afrohej. Kamerat e sigurisë kanë filmuar çdo gjë, deri në momentin që është larguar.
https://youtu.be/Xu1fgBn-Kh8?si=Arq3gcakPJKbNDwP
Më pas të tjerët kanë ardhur në ndihmë, duke marrë trupin e pronarit të banesës, ai u dërgua në spital por nuk arriti të shpëtojë.